Forcat ukrainase bëjnë bilancet: Kemi “eliminuar” 60 mijë ushtarë rusë

schedule12:01 - 2 Tetor, 2022

schedule 12:01 - 2 Tetor, 2022

Ukraina pretendon se më shumë se 60,000 ushtarë rusë janë vrarë në luftë deri më tani.

Në një përditësim nga forcat e armatosura të Ukrainës, vendi vlerëson se numri i ushtarëve rusë të vrarë ka arritur tashmë në 60 mijë, më konkretisht rreth 60,110, ndërsa 2,377 tanke janë shkatërruar.

Forcat e armatosura pretendojnë gjithashtu se Rusia ka humbur 500 ushtarë në 24 orët e fundit, duke pësuar humbjet më të mëdha në Kramatorsk dhe Bakhmut. /abcnews.al