Pas më shumë se 10 ditësh, forcat izraelite janë tërhequr nga lagjet Daraj dhe al-Tuffah në qytetin e Gazës.
“Ushtria izraelite la pas tyre një gjurmë shkatërrimi,” tha korrespondenti i Al Jazeera, al-Ghoul, duke folur përpara spitalit al-Shifa.
“Ata shkatërruan varrezat me buldozë dhe së fundi shkulën kufomat e varrosura”, shtoi ai.
Njerëzit u përpoqën të përdornin të ashtuquajturin korridor humanitar në rrugën al-Rashid për të shkuar në jug, por u qëlluan drejtpërdrejt nga ushtarët izraelitë./abcnews.al


