Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se kanë mbyllur vendkalimin në zonën rreth kalimit Nitzana midis Izraelit dhe Gazës.
Në ditët e fundit, protestuesit, duke përfshirë anëtarët e familjeve të pengjeve të marra në Gaza nga Hamasi, kanë bllokuar kalimin Nitzana, duke kërkuar që të mos dërgohet ndihma në Gaza derisa të lirohen të gjithë pengjet izraelitë, shkruan CNN.
Duke valëvitur flamujt izraelitë dhe duke mbajtur tabela që shkruanin ” ku është ndihma humanitare për pengjet? “, protestuesit thonë se duan që ndihma të ndalohet derisa pengjet të lirohen.
Një grua, vëllai i së cilës u vra në Rripin e Gazës, deklaroi se “asnjë kamion nuk do të hyjë derisa të kthehet i fundit nga të rrëmbyerit”.

IDF tha në një deklaratë se “brenda natës, sipas vlerësimit të situatës, Komandanti i Komandës Jugore nënshkroi një urdhër për zbatimin e një zone të mbyllur ushtarake në zonën e Rrugës 211 dhe Kalimit Kufitar Nitzana”./abcnews.al


