Fondacioni “Fëmijët shqiptarë”, mirënjohje për gratë sipërmarrëse

schedule15:22 - 6 Mars, 2018

schedule 15:22 - 6 Mars, 2018

Në prag të 8 marsit, Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” organizoi një pritje të veçantë për gratë që kanë dhënë kontribut të çmuar në misionin tij. Drejtuesja e këtij Fondacioni, doktoreshë Liri Berisha, vlerësoi mbështetjen e dhënë prej tyre për fëmijët me autizëm, talasemi e me nevoja të veçanta në zhvillim. “Me punën dhe mbështetjen tuaj ju i keni kthyer buzëqeshjen nënave, familjeve, i keni bërë ata që të kthehen në kohë, i keni bërë që ta duan jetën, i keni ngritur që ata të ecin përpara” u shpreh doktoreshë Liri Berisha. Takimi u përshëndet nga aktorja Margarita Xhepa dhe dy fëmijë të qendrës që, falë mbështetjes me terapi, janë integruar plotësisht në shkolla. /abcnews.al