Në kulmin e sezonit turistik Aeroporti i Rinasit po përballet me fluks të lartë hyrje-daljesh, ku çdo ditë përpunohen më shumë se 50 mijë pasagjerë.
Gjithashtu është ulur nga 16 në 12 vjeç mosha minimale e përdoruesve të sistemit të kontrollit automatik e-Gate duke rritur numrin e pasagjerëve që përpunohen në mënyrë automatike.
Krahas menaxhimit të fluksit, vëmendje e veçantë i është kushtuar parandalimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare. Gjatë sezonit turistik është rritur me rreth 20% prania e punonjësve të Policisë Kufitare në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.
Paralelisht, është përmirësuar dhe përditësuar sistemi TIMS, ndërsa janë riparuar ose zëvendësuar me pajisje të reja kompjuterët, lexuesit e dokumenteve dhe pajisje të tjera të kontrollit kufitar, çka ka rritur më tej shpejtësinë dhe cilësinë e shërbimit.



