Sondazh

 

Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn/ S’pezullohen afatet e paraburgimit, mbetet në fuqi vendimi i Apelit

schedule15:09 - 21 Korrik, 2026

schedule 15:09 - 21 Korrik, 2026

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për pezullimin e afateve të paraburgimit, duke lënë në fuqi vendimin e dhënë më herët nga Apeli i Posaccëm në 29 prill.

Afatet e paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës u pezulluan nga Gjykata e Posaccme, pas mungesës së Veliajt i cili disa muaj më parë nuk mori njoftim të rregullt nga policia e Burgut Durrës lidhur me zhvillimin e seancës gjyqësore.

Megjithatë ky nuk ka qenë episodi i parë apo i vetëm që shkalla e parë e gjyqësorit ka pezulluar afatet e qëndrimit në qeli të Erion Veliajt. Edhe këtë të martë, GJKKO pezulloi afatet e paraburgimit për të, për shkak të mungesës së tij dhe avokatit të tij mbrojtës Plarent Ndreca.



Trupa gjykuese gjobiti me 50 mijë lekë Ndrecën dhe caktoi edhe një avokate kryesisht për të mbrojtur kryetarin e bashkisë së kryeqytetit.

Seanca e radhës gjyqësore u caktua në 15 shtator, pasi krahas mungesës së mbrojtësit ligjor të Veliajt, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa paraqiti kërkesë për shtyrje për shkak se nuk ishte në gjendjen e duhur shëndetësore për shkak të lindjes së djalit.

Procesi gjyqësor në ngarkim të Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe disa të pandehurve të tjerë ndodhet në fazën e themelit. Ndaj Veliajt, i vetmi që mbahet në masën shtrënguese “arrest në burg” , SPAK ka ngritur akuzat korrupsion pasiv në 9 episode, pastrim parash, fshehje e mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të paligjshme në qeli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!