Masat drastike që ka marrë qeveria shqiptare për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit ka bërë që një pjesë e madhe e shqiptarëve të evitojnë grumbullimet dhe frekuentimet e zonave me aktivitet, një pjesë e madhe e aktiviteteve tashmë është pezulluar në Tiranë e Durrës. Në vijim në rrethe ende nuk janë shfaqur problematika të mëdha.
ABC News ka shkuar në fshatin ku jetonte 73 vjecarja që humbi jetën ditën e djeshme për shkak të koronavirusit.
Sic raporton gazetari i ABC News Leonidha Musaj në fshatin Shën-Vlash të Durrësit gjendja paraqitet e qetë, njerëzit janë indiferent dhe nuk përcjellin shqetësime të mëdha por familjarët që i kanë qëndruar afër 73 vjecares janë vetkarantinuar ndërkohë që analizat e tyre kanë rezultuar negative.
Banorët e këtij fshati nuk shfaqen të frikësuar, kjo si pasojë edhe se në fshatra popullsia është e rrallë për pasojë kontaktet janë të pakta. Për sa i përket rastit konkret banorët e fshatit janë shprehur të frikësuar por ata tregohen të rezervuar për kamerat. Ndërkohë që trupi i 73 vjeçares ndodhet ende në morgun e Durrësit.
Pak minuta më parë kryemninistri Rama njoftoi se është ndaluar qarkullimi edhe i transportit publik në Tiranë dhe Durrës.
Gazetari Leonidha Musaj raportoi për abcnews.al se kjo gjë në qytetin e Durrësit do të jetë më e lehtë pasi ky qytet ka një shtrirje më të vogël se Tirana, por gjithsesi me pezullimin e këtij aktiviteti do të sjellë pasojën e mbylljes së aktiviteteve të tjera.
Spitali i Durrësit pas vdekjes së 73 vjeçares u tha se u kthye në karantinë por ndërkohë ka vazhduar ditën e sotme aktiviteti normalisht. Është vendosur që forcat e sigurisë të cilët janë vendosur tashmë në këtë spital, nuk lejojnë hyrje-daljet e personave të ndryshëm.
Te personeli mjekësor i këtij spitali u shfaqen shqetësime për shkak se infektimi i 73 vjeçares u mësua me vonesë dhe kjo frikë ende vazhdon. Personeli mjekësor është treguar skeptik dhe kanë kërkuar që të shohin vetë rezultatin e analizave./abcnews.al