Flamurtari-Partizani, takim i veçantë për trajnerin Duro

schedule15:08 - 25 Janar, 2018

schedule 15:08 - 25 Janar, 2018

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, do të jetë kundër të kaluarës së tij, në ndeshjen e kësaj jave në Superligë ndaj Partizanit. Duro flet për gjendjen e skuadrës dhe formacionin e mundshëm

Do t’ia bëjnë këtë pyetje sa herë të jetë përballë kësaj skuadre.

Flamurtari-Partizani do të thotë edhe Shpëtim Duro kundër të kaluarës, dhe trajneri i vlonjatëve nuk ka ndërmend të fshehë asgjë.

Me një emocion të tillë bëhet nisja e gjysmës së dytë të Superligës.

Vlonjatët kanë bërë ndryshime, por Duro thotë se ka vepruar ndryshe nga Partizani.

Duro shpreson që stadiumi të jetë I mbushur me sa më shumë tifozë, ndërsa klubi vlonjat ka menduar që hyrja të jetë falas për femrat dhe nxënësit e shkollave./abcnews.al