Edi Rama mblodhi për herë të parë këtë të premte kabinetin qeveritar për një bilanc të punës së bërë dhe prioriteteve të 2026.
Në takimin me dyert të mbyllura, secili nga ministrat raportoi mbi objektivat dhe planit e punës së dikasterit që drejton. Pike kritike mbetet zbatimi i reformave, shërbimet publike dhe koodinimi ndërsektorial.
Ndërsa diskutimet u fokusuan mbi katër boshte; siguria, ekonomia, perkrahja sociale dhe politika e jashtme. Pikërisht kjo e fundit mbetet prioriteti kryesor I qeverisë për këtë vit te rendeisshem per procesin e integrimit. Shqipëria ka hapur të gjithë grupkapitujt e anëtarësimit ndërsa pret të nisë mbylljen e tyre. Ambicia është që deri në fund të 2027 të përmbyllet i gjithë procesi teknik I integrimit.
Por ky nuk do të jetë takimi i fundit i Ramës në këtë format. Një javë me vonë, të premten e 16 janarit, Rama do të presë në Pallatin e Brigadave grupin parlamentar të partisë socialiste.
Ky takim I cili mbahet tre ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, ka për qëllim të koordinojë punën e deputetëve në parlament, si dhe të diskotojë mbi projektligjet dhe iniciativat e qeverisë përgjatë këtij sesioni. Dhe këtu, prioritet mbeten ligjet që kanë të bëjnë me integrimin dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së.
Por dhe kodi I ri penal që nuk ka nisur ende diskutimet në kuvend. Qeveria ka ndërmarrë një sërë takimesh konsultuese brenda dhe jashtë vendit për përmisimin e tij. Ndërsa kryeministri Rama ka ngritur alarmin për numrin e lartë të paraburgimeve, duke paralajmëruar per here te pare, ndërhyrje ne ligjet e drejtësisë.


