Analisti Arben Meçe ka deklaruar se pas protestave po zhvillohet një garë mes grupimeve politike për të marrë kontrollin e linjës hierarkike të organizimit.
Sipas Meçes, në këtë proces një rol të rëndësishëm ka Arlind Qorri, ndërsa partitë opozitare, përfshirë ato të drejtuara nga Sali Berisha, Adriatik Lapaj, Agron Shehaj dhe Qorri, kanë tentuar të mobilizojnë potencialin rinor për të zgjeruar përmasat e lëvizjes.
Ai theksoi se ka pasur një ndryshim të strategjisë gjatë dy ditëve të fundit, duke pretenduar se lëvizja ka kaluar nga aksioni politik në agresion. Sipas analistit, ky ndryshim nuk është spontan.
“ Lufta që po bëhet nga grupimet politike është kush do ta marrë këtë linjë hierarkike në kontroll. Qorri e ka në kontroll. Berisha, Lapaj kanë vendosur potencialin rinor për të rritur përmasat, por nuk kanë arritur. Në grupin organizativ të protestës ka elemente që na çojnë te bashkëpunimi i elementeve të tjera për të sjellë një strukturë pluripartiake.
Në këtë lëvizje janë prezente 5 partitë opozitare në Shqipëri, të cilat përbëjnë një infrastrukturë aktive në këtë moment: Berisha, Lapaj, Shehaj, Qorri dhe parti të tjera. Të gjitha kanë arritur të ndërtojnë një bërthamë të qëndrueshme përmes direktivave.
Deri para ca ditësh kanë qenë me skemën për të ndryshuar logjikën e PD-së, agresionin, molotovët dhe konfliktin me policinë. Kjo logjikë, pas 30 ditësh, nuk shpinte askund, madje protesta nisi të degradojë. Këto bërthama janë anarkiste dhe përfundoi në lëvizje rinore të karakterit anarkist. Ka një ndryshim strategjie prej dy ditësh, nga aksioni politik në agresion. Ndryshimi i strategjisë nuk është spontan.”



