Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Flamingot” dixhitale sulmojnë Kalanë e Rozafës/ Komente negative online për objektin e trashëgimisë më të vizituar këtë vit në Shqipëri

schedule13:28 - 11 Korrik, 2026

schedule 13:28 - 11 Korrik, 2026

“Flamingot” dixhitale sulmojnë Kalanë e Rozafës/ Komente negative online për objektin e trashëgimisë më të vizituar këtë vit në Shqipëri

Reviwtë e rreme kanë shënjestruar me vlerësime dhe komente negative edhe sitet kombëtare historike. Një prej tyre është edhe kështjella e Rozafës ndaj së cilës janë shtuar komente negative që synojnë të largojnë turistët në pikun e sezonit turistik.

Në komente të cilat janë bërë përgjatë orëve dhe ditëve të fundit,  Kalaja e Rozafës cilësohet si,  vendi më i keq për tu vizituar, është komentuar ndër të tjera edhe me ikona të cilat e simbolizojnë me një vend të tmerrshëm. Po ashtu një tjetër e komenton si një ambient me erë të keqe dhe ambient skandaloz.



Të gjitha këto review vijnë në një moment që kjo Kala rezulton ndër më të vizituarat gjatë  këtij viti.

Nga të dhënat zyrtare rezulton se Parku Arkeologjik i Kalasë Shkodër me 16,309 vizitorë kryeson për nga vizitueshmëria ndërsa qendra e veriut shihet edhe si portë hyrëse drejt Alpeve Shqiptare dhe mbledh gjithnjë e më shumë turistë.

Pikërisht në këtë moment Kalaja e Rozafës ka rënë pre e komenteve negative të cilat ndikojnë direkt te vizitorët e huaj të cilët bazohen në vlerësimet.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook lidhur me Kalanë e Rozafës, për review negative, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të Prokurorisë.

“PO ME KALANË E ROZAFËS çfarë keni o patriota apo ta shkatërrojmë sa të mundemi turizmin, se duhet t’i përzemë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin ëëë?!Uroj që prokuroria të veprojë një orë e më parë me këta dhunues të pronës publike e private dhe shantazhues të qytetarëve të këtij vendi”, shprehet Rama.

Kalaja e Shkodrës  është një monument mijëvjeçar i ngritur në një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kalaja e Rozafës, është transformuar në një magnet për vizitorët dhe mbetet objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës, jo vetëm gjatë sezoneve turistike por gjatë  gjithë vitit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!