Fitore me “tris” e Partizanit, Turbina dhe Burreli befasojnë ekipet e Superiores

schedule18:59 - 16 Shtator, 2020

schedule 18:59 - 16 Shtator, 2020

Kanë përfunduar pesë miqësoret e ditës së sotme. Fitores me “tris” golash për Partizanin, që triumfon në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” përballë Pogradecit të Kategorisë së Parë.

Cara me anë të një dygolëshi dhe Llanaj ishin autorët e golave të fitores për ekipin e Ilir Dajës. Mbyllet pa fitues përballja e luajtur në “Tropikal” mes Skënderbeut dhe Dinamos. Të dy ekipet shënuan nga një gol për pjesë dhe në fund barazim 2-2.

View this post on Instagram

Përfundon miqësorja në Durrës, Skënderbeu 2-2 DINAMO ⚽️Pontrelli 8', Ortolani 89' #ForcaDINAMO🔵🔵

A post shared by F.K. DINAMO 1950 (@fkdinamo.al) on

 

Kastrioti u befasua në “Redi Maloku” nga Turbina e Marcelo Troisit. Skuadra nga Cërriku triumfoi 1-4 ndaj djemve të Ndreut. Koldashi, Spahiu, Latifi dhe Hasaj realizuan golat e suksesit me “poker” të Turbinës.

Besëlidhja dhe Besa u ndeshën mes tyre në stadiumin e qytetit të Lezhës, me ekipin vendas që fitoi me rezultatin 2-1. Burreli është ekipi i radhës që triumfoi ndaj një ekipi të Kategorisë Superiore. Matjanët mposhtën 2-0 Bylisin e Dovedan, falë golave të Vecajt dhe Rexhepit. /abcnews.al

Miqësoret e ditës
Pogradeci-Partizani 0-3
(Cara 35′, 62′, Llanaj 55′)
Skënderbeu-Dinamo 2-2
(Pontrelli 8′, Ortolani 89′)
Kastrioti-Turbina 1-4
(Ajazi (pen) / Koldashi 10′, Spahiu 27′, Latifi 75′, Hasa 84′)
Bylis-Burreli 0-2
(Vecaj, Rexhepi)
Besëlidhja-Besa 2-1