Gjermania shkëlqen në miqësoren e saj të parë në vigjigjilje të “Botërorit 2026”. Skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann fitoi 4-0 ndaj Finlandës, ndërsa përveç rezultatit ajo që jep më shumë shpresa përpara turneut ishte loja e “Panzerave”.
Në stadiumin e Mainz, të zotët e shtëpisë zbritën në fushë me shumë lojtarë të rinj, por kjo nuk I pengoi të merrnin menjëherë kontrollin e lojës.
Pavarësisht rasteve të shumta, goli i epërsisë erdhi vetëm në minutën e 34-rt me Deniz Undav.
Pas pushimit, Gjermania dyfishoi shpejt shifrat me një prej yjeve të ekipit si Florian Virtz.
Gjithçka u bë më e lehtë në minutat në vijim.
Undav shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për gjermanët në minutën e 57-të, ndërsa më pas la fushën i dëmtuar.
Një lajm i keq, por që nuk zgjati shumë.
Entuziazmi i tifozëve në tribuna dhe Nagelsmann në pankinë u kthye sërish, pasi ylli tjetër i skuadrës Xhamal Musiala u kthye te goli pas një periudhe të gjatë.
Realizimi I sulmuesit të Bayern Munich vulosi edhe fitoren e Gjermanisë, që përpara nisjes së aventurës në Kupën e Botës ka në program edhe një tjetër miqësore, më 6 qershor kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Çikago.


