Fitoi me shumicë votash Primaret, Luçiano Boçi garon përballë PS-së për të marrë drejtimin e Elbasanit

schedule20:16 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 20:16 - 4 Dhjetor, 2022

Luçiano Boçi ka fituar Primaret dhe do të garojë për bashkinë e Elbasanit.

Në votim kanë marrë pjesë gjithsej 2183 anëtarë dhe simpatizantë të PD.

2168 persona kanë votuar pro Boçit, 7 kundër dhe 8 vota kanë dalë të pavlefshme.

Boçi i cili garonte i vetëm, më herët ka deklaruar se ka edhe mbështetjen e grupit të Alibeajt.

Me fitimin e Primareve, Boçi pritet të lërë mandatin e deputetit, mandat të cilin e merr Qani Xhafa./Abcnews.al/