Ed Sheeran shënoi një tjetër fitore ligjore. Sipas Variety, këngëtari britanik u shpërblye me 1 milionë dollarë pasi fitoi padinë për të drejtën e autorit për “Shape of You”, këngën e tij fituese të Grammy që debutoi në vitin 2017. Ai fitoi gjyqin në Prill të këtij viti.
Por gjykata ka vendosur që artisti 31 vjeçar të përfitojë 1.1 milionë dollarë dëmshpërblim për të mbuluar tarifat ligjore. Në vitin 2018, 31-vjeçari Sheeran u padit për plagjiaturë nga Sami Chokri dhe Ross O’Donoghue për këngën e vitit 2015, “Oh Why”.
Ata e akuzuan se ishte frymëzuar nga kënga e tyre për melodinë e hitit “Shape Of You”, një ndër këngët më të dëgjuara në botë. Në një vendim plotësues më 21 qershor, gjyqtari Antony Zacaroli vendosi që paditësit duhet të paguajnë shpenzimet gjyqësore prej më shumë se 1 milionë dollarësh.
/abcnews.al