”Finish” dramatik në Formula 1, Hamilton merr triumfin historik!

schedule16:02 - 11 Tetor, 2020

schedule 16:02 - 11 Tetor, 2020

Është mbyllur gara e çmimit të madh të Gjermanisë, ku triumfues ka dalë piloti britanik, Lewis Hamilton. Piloti i Mercedez dominoi këtë garë dhe në fund e mbylli në P1, duke barazuar një rekord historik.

Kjo ishte fitorja e 91-të në karrierë për Hamilton, i cili barazoi rekordin e Michael Schumacher. Dhe ku? Pikërisht në Gjermani! Një arritje fantastike për pilotin britanik të Mercedez.

Podiumi u plotësua nga Verstappen i Red Bull dhe Daniel Ricardo, po ashtu pilot i Red Bull. Tjetër garë për t’u harruar për Ferrarin, me Leclerc që u rendit i shtati, ndërsa Vettel nuk u rendit as në Top10./abcnews.al