Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Festivali i dritave në Tiranë, Veliaj: Projeksioni më i bukur

schedule13:53 - 28 Dhjetor, 2018

schedule 13:53 - 28 Dhjetor, 2018

Mbrëmjen e të shtunës dhe të dielës një festival i mirëfilltë dritash do të jetë i hapur për qytetarët në Tiranë. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj gjatë një takimi me organizatorët u shpreh se kjo festë në kryeqytet vjen për herë të parë.

“Kuju Light Festival” vjen ne Tirane. Më shumë se 15 instalacione dritash do të shfaqen për publikun artdashës në 29 dhe 30 Dhjetor 2018, prej orës 18:00 deri në mesnatë ne hapesiren mes Ministrise se Brendshme dhe asaj te Transporteve. Detajet i tregon oganizatori Kushtrim Juniku.



“Ky festival i dritave ka më shumë se 15 instalacione, ku përfshihen video –maping, laser shoë, instalacione ku të përfshihet publiku, që janë të bukura me ngjyra, xixa, mund të pikturojnë live në godina, do ketë muzikë shumë të mirë nga miqtë tanë të cilët kanë ardhur normal pa pagesë”

Një ditë para festivalit organizatorët Kushtrim Juniku dhe Antonela Binaj u pritën në një takim nga Kryetari Erion Veliaj.

“Ne do të kemi për herë të parë në Tiranë një festival të mirëfilltë dritash, do të ketë projeksione, lojëra interaktive, ndaj të shtunën dhe të dielën, me Kushtrimin dhe Anin, edhe me gjithë çunat e gocat e Tiranës, do jemi aty për një festë fantastike mes ministrive, për projeksionin më të bukur dhe festën më magjike dritave në Tiranë”.

Ndërkohë muzikantët si Alban Nimani, Dren Abazi, Amer Doux, Artil, Altin Boshnjaku, Chapi, Ledio Ciko, Mr Cool, do të performojnë live për publikun kryeqytetas, e jo vetëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!