Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Festa e Shën Mërisë/ Pelegrinazh në Manastirin e Zvërnecit, mblidhen besimtarët për ditën e shenjtë

schedule13:16 - 15 Gusht, 2026

schedule 13:16 - 15 Gusht, 2026

Besimtarë ortodoksë nga i gjithë vendi, por edhe pushues nga qytete te ndryshme janë mbledhur në Manastirin e Zvërnecit për të festuar një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, Fjetjen e Shën Mërisë.

Manastiri me te njejtin emer, një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në jug të vendit, është kthyer edhe këtë vit në një vend pelegrinazhi.

Besimtarët kanë ndezur qirinj dhe janë lutur për paqe, shëndet e mbarësi.



At Jani Tereziu shpjegon rendesine e  kesaj dite te vecante qe ndryshe njihet dhe si  “Pashka e Vogël” ose “Pashka e Verës”.

Fjetja e Shën Mërisë  cdo 15 gusht  mbledh bashke ne manastirin e zvernecit besimtar  te krishter dhe jo vetem ne nje atmosphere lutje e besimi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!