Federata? Duka: Ende nuk ka darkodësi, ftesa jonë për të gjithë faktorët. Bashës, ftesë jo për aleancë

schedule13:29 - 1 Prill, 2024

schedule 13:29 - 1 Prill, 2024

Për kreun e PAA, Agron Duka federate e opozitës ende nuk ka gjetur dakordësi. Në një bisedë për Tirana Live në ABC News, duka tha se brenda kësaj jave do të nisin konsultat me Rithemelimin për zgjedhjet.

Derisa pjesa më e madhe e opozitës strukturon këtë Federatë rithemelimi, nuk është shprehur për kodin zgjedhor, do të thotë se nuk ka afekt të dalim nëse nuk jemi të dakordësuar, fundi i kësaj jave edhe Rithemelimi do ketë qëndrimet e veta sa i përket reformës, nëse do jemi në një mendje kemi menduar të vijojmë takimet në bazë.

Do krijojmë një farë sinergjie edhe me bazën. Ka patur edhe probleme të tjera sic janë komisionet etj, por ajo që na bashkon apo na ndan janë qëndrimet për reformën zgjedhore. Nëse dakordësohemi i drejtohemi sëbashku njereëzve në bazë.” Tha Duka, ndërsa komentoi edhe praninë e PAA në tryezën e Bashës.

Ftesa jonë ka qenë për të gjitha aktorët opozitarë përfshi edhe bashën. Basha para disa ditësh bëri një tryezë, dhe ne cuam nënkryetarin. Një herë u mor si aleancë, por nuk qe e tillë, se patëm ftesë dhe thjesht nuk refuzuam. Kur nuk dimë se kush do jetë kodi zgjedhor, po bëjmë cdo përpjekje për të bashkuar faktorin opozitar. Aleanca për zgjedhje kushtëzohet nga kodi zgjedhor. Në momentet kur kodi qëndron kështu por me lista të hapura, ne partitë e vogla do dalim me listat tona.” -u shpreh Duka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!