Faza e dytë mbyllet me supersfida, spikat Tirana-Kukësi; Ja plani

schedule10:41 - 28 Janar, 2022

schedule 10:41 - 28 Janar, 2022

Duele shumë të forta mbyllin fazën e dytë të Abissnet Superiore. Të dielën janë në plan dy ndeshje dhe sigurisht ajo që tërheq vëmendjen është Tirana-Kukësi, dy skuadra që luftojnë për titullin kampion.

Takimi tjetër i së dielës është ai mes Kastriotit dhe Vllaznisë. Të hënën luhen tre takimet e tjera. Laçi-Partizani veçohet si më e forta.

Duel me interes të madh do të jetë edhe ai mes Egnatias dhe Dinamos, apo i fundit mes Skënderbeut dhe Teutës./ h.ll/abcnews.al