Fatmir Mediu përlotet për Sabri Godon: E kisha si baba

schedule20:42 - 8 Prill, 2021

schedule 20:42 - 8 Prill, 2021

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u përlot në emisionin “Refleksione” kur përballë tij shfaqeshin imazhe të Sabri Godos, teksa ai fliste për jetën e tij si shkrimtar, politikan dhe si familjar.

Kryetari i PR-së shprehu fjalët më të mira për shkrimtarin dhe politikanin Sabri Godo, për të cilin Mediu deklaroi se e ka pasur si baba. “Ka qenë nder dhe kënaqësi e veçantë në jetë për të njohur Sabri Godon.

Të dëgjoj dhe mësoj prej tij. Burrë i fjalës intelektuale por dhe shumë të mençur. Shkrimtar jashtëzakonisht i madh, por dhe një politikan i jashtëzakonshëm i dimensionit kombëtar,” deklaroi mes të tjerash Fatmir Mediu në emisionin “Refleksione”./ Abcnews.al