Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gërdeci krim masiv, SPAK ‘luan’ me hetimin”/ Beqiri: Berisha e Mediu të dënohen me burg përjetë

schedule13:50 - 31 Tetor, 2026

schedule 13:50 - 31 Tetor, 2026

Avokati Idajet Beqiri ka reaguar ashpër lidhur me hetimet për tragjedinë e Gërdecit, duke e cilësuar atë si një nga krimet më të rënda në historinë e shoqërisë shqiptare.

Në një intervistë për “News Line” në ABC News, Beqiri ka kritikuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke e akuzuar për zvarritje të hetimeve dhe për një qasje që, sipas tij, nuk pasqyron përmasat e krimit.

Ai ka kërkuar që Sali Berisha dhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu të mbajnë përgjegjësi penale, duke deklaruar se për ta duhet të kërkohet dënimi me burgim të përjetshëm.



Beqiri ka theksuar se shpërthimi i 15 marsit 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe mbi 100 të tjerë mbetën të plagosur, kërkon një hetim dhe drejtësi në përputhje me pasojat e rënda të tragjedisë.

“Të mos harrojmë një gjë, që Gërdeci është plaga më e madhe e shoqërisë shqiptare, drejtësia nuk do të besohet në popull. Krimi i Gërdecit ndodhi në mes të ditës dhe është i mirëprovuar që është bërë vetëm për korrupsion dhe për të zhvatur paratë e qytetarëve në duart e familjeve të Berishës dhe Mediut.

Ata nuk kursyen as kryeqytetin dhe portet apo aeroportet. E bënë këtë krim se e kishin më afër dhe nuk kishin kosto. E bënë në mes të ditës, 26 vdiqën, kurse mbi 100 të tjerë mbetën invalidë të përjetshëm. SPAK ka luajtur me këtë krim, edhe për shkak të frikës, por edhe se më parë kanë qenë të korruptuar, po zvarrisin këtë krim.

Mediu është A-ja, aty nuk ka vetëm shpërdorim detyre, por atje ka vrasje masive, këta duhet të marrin burgim të përjetshëm. SPAK përsëri luan me një akuzë, që është minimaliste, sa për t’u tallur do të thoja unë, sa për ta dërguar në gjykatë dhe për ta lënë varur. Ka edhe elementë të jashtëm. Bëjnë një lojë të pisët me paratë e këtyre, por që është gjaku ynë”, u shpreh avokati.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!