Eurostat: Shqipëria me nivelin më të ulët të pagës minimale në Evropë

schedule15:34 - 28 Janar, 2022

schedule 15:34 - 28 Janar, 2022

Nga Erblina Mile

Shqiptarët kanë pagën minimale më të ulët në Evropë dhe në rajon. Eurostat ka publikuar të dhënat mbi pagat minimale ku rezulton se Shqipëria lë pas vetëm Kosovën. Në 2021 rezulton se në Shqipëri paga minimale është 244.56 euro,  ndjeshëm më e ulët se vendet e rajonit.

Edhe nëse bëjmë një krahasim me pagën e re minimale përsëri vendi ynë  mbetet  me shifrat më të ulëta në EVropë. Në 1korrik të vitit 2022 në vend  në vend do të hyjë në fuqi paga e re minimale e cila do të jetë  32 mijë lekë ose 260 euro.

Këto të dhëna janë  edhe më shqetësuese në një moment që në vendin tonë ka një rritje të ndjeshme të çmimeve të ushqimeve dhe kostove të jetesës.Pas Shqipërisë dhe Kosovës, pagën më të ulët minimale e ka Bullgaria 312 euro, e ndjekur nga Mali i Zi  me 331 dhe  Maqedonia e veriut  342 euro.

Luksemburgu rezulton se është shteti me pagën minimale më të lartë në Evropë me rreth 2 257 euro, e ndjekur nga Irlanda, Holanda, Belgjika dhe më pas Gjermania.

Sipas të dhënave të Eurostat rezulton se në 13 shtete anëtare, të vendosura në lindje dhe jug të BE-së, pagat minimale rezultojnë  nën 1000 euro në muaj dhe përmendim këtu  Bullgarinë,  Letoninë  apo  Rumania. /abcnews.al/