Eurostat: Shqipëria, e dyta për çmimin e lartë të energjisë elektrike

schedule15:27 - 30 Maj, 2018

schedule 15:27 - 30 Maj, 2018

Raporti i statistikave europiane Eurostat, mbi çmimin e energjisë elektrike për vendet anëtare në Bashkimin Europian por edhe ato të Ballkanit Perëndimor e nxjerrin Shqipërinë të dytën për çmimin më të lartë të energjisë në rajon.

Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike për familjarët në vendet e ballkanit Perëndimor, pas Malit të Zi. Lajmi vjen nga Eurostat i cili përmes një artikulli ka llogaritur çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë ose jo, për tre vitet e fundit.

Të dhënat përfshijnë shtetet anëtarë të bashkimit Europian, por edhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë, Turqinë, Bosnje-Hercegovinnë, Kosovën, Moldavinë dhe Ukrainën.

Mes tyre, Shqipëria llogaritet të ketë pësuar një rritje të çmimit të energjisë elektrike me 037 cent për kilovat nga vitit 2015.

Në 2015-ën 100 kilovat energji elektrike i kushtonte familjeve shqiptare 8.19 euro. Në 2017-ën këto 100 kilovat, i kanë kushtuar 8.56 euro, pra 37 euro më shtrenjtë.

Mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Serbia ka çmimin më të ulët të energjisë elektrike me 6.95 euro për 100 kilovat dhe Mali i Zi me çmimin më të shtrenjtë prej 10 eurosh për 100 kilovat.

Viti 2016 tregon një trend zvogëlues në çmimin e energjisë elektrike në vendet e ballkanit Perëndimor, ku përjashtim bën vetëm Shqipëria dhe Serbia, çmimi i energjisë së të cilave ka vijuar rritjen nga viti 2015 në 2017-n./abcnews.al