Europol: Covid-19 ndihmoi terroristët, u dha hapësirë për të përhapur mesazhe

schedule08:27 - 23 Qershor, 2021

schedule 08:27 - 23 Qershor, 2021

Pandemia COVID-19 ka ndihmuar terroristët dhe ekstremistët të rrisin aktivitet e tyre kriminale dhe të përhapin mesazhe, sipas një raporti të ri të Europol.

Sipas raportit, ekstremistët dhe terroristët kanë shfrytëzuar faktin që shumica kalonin më shumë në rrjetet sociale dhe se pandemia mund të ketë qenë “një faktor shtesë i stresit”, duke inkurajuar individët më të rrezikuar të bëhen të dhunshëm.

57 sulme terroriste janë raportuar në të gjithë bllokun në 2020, megjithëse ato ndodhën në vetëm gjashtë shtete anëtare: Austri, Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali dhe Spanjë. 21 persona humbën jetën si rezultat i këtyre sulmeve ndërsa 449 individë u arrestuan nën dyshimin e veprave të lidhura me terrorizmin në 17 vendet anëtare – një e treta më e ulët se në 2019.

Terrorizmi xhihadist mbetet kërcënimi më i madh për bllokun me 27 vende, sipas Europol.  Vetëm nga sulmet xhihadiste kanë humbur jetën gjatë një viti 12 persona dhe janë plagosur 50 të tjerë./abcnews.al