Europa League/ United e mbyll me spektakël, ja 32 skuadrat e kualifikuara

schedule23:25 - 12 December, 2019

schedule23:25 - 12 December, 2019

Sot është mbyllur dhe faza e grupeve të UEFA Europa League, ku rezultatet surprizë dhe eliminimet e turpshme nuk kanë munguar. 24 skuadra vazhduan rrugëtimin e tyre në UEFA Europa League nga faza e grupeve, ndërsa 8 ekipe kanë zbritur nga UEFA Champions League.

Më poshtë, janë dhe 32 skuadrat që do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Europa League: Ajax, APOEL, Arsenal, AZ Aalkmar, Basel, Club Brugge, Benfica, Cluj, Braga, Copenhagen, Celtic, Frankfurt, Espanyol, Getafe, Gent, Leverkusen, Inter, Ludogorets, Instanbul, Olympiacos, Lask LINZ, Rangers, Malmo, Roma, Man Utd, Shakhtar, Porto, Sporting, RB Salzburg, Wolfsburg, Sevilla, Wolves.

Ekipet e kualifikuara

Ndeshjet e orës 21:00, nuk është se vendosën shumë sa i takon kualifikimit, por vetëm për të përcaktuar disa “koka” grupi. Manchester United e mbylli grupin e saj në vend të parë, pasi shkatërroi 4-0 ekipin e AZ Alkmaar, që po ashtu u kualifikua. Roma u mjaftua me një barazim 2-2 ndaj Wolfsberger, pa shpenzuar shumë energji. Porto mposhti 3-2 Feynoord, një sfidë spetakolare, ndërsa Wolverhampton nuk e vuri për asnjë moment në diskutim sfidën ndaj Besiktas, duke triumfuar pastër 4-0./abcnews.al

Rezultatet e plota