lagarde

lagarde-klima-1280x685.jpg
ent ela13:32 | 02/11/2019

Në ditët e para në postin e saj si drejtoreshë e Bankës Qendrore Europiane, Kristin Lagard, akuzoi Gjermaninë dhe disa Vende te Ulëta se nuk investojnë sa duhet për sa i përket mbrojtjes së klimës.

Aktivistët e shoqërisë Atak i kanë kujtuar prioritetet e tyre: Jemi solidarë me Të Premten për të Ardhmen –  lëvizja kërkon që politika e blerjes së aksioneve të jetë më transparente si dhe ndërrimin e drejtimit. Objektivat duhen vendosur duje filluar nga mbrojtja e ambjentit.

Një prioritet i deklaruar dhe nga ish drejtoresha e Fondit Monetar ndërkombëtar gjatë fjalës së saj në parlamentin europian. Tashëm drejtoreshë e Bankës Qendrore Europiane, Kristin Lagard u shpreh se ndryshimi klimatik mbetet një nga sfidat globale më urgjente me të cilën duhet të përballet shoqëria e sotme. Ajo shtoi se mendimi i saj personal ishte se cdo institucion duhet të ketë si mision rrezikun që vjen nga ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e ambjentit.

Lagard kërkon më shumë përpjekje nga ato vende të zonës euro që mund t’ia lejojnë vetes: Vendet , sidomos ato që kanë fonde në buxhet, nuk kanë bërë aq sa duhet si për shembull vendet e ulëta, Gjermania dhe vende të tjera në botyë

Si rregull zyrtarët e bankës qendrore europiane shmangin shqiptimin e emrave të vendeve nëpër deklarata publike, dhe për këtë arsye qeveria gjermane nuk reagoi mirë ndaj kësaj akuze.

Ministri i jashtëm gjerman Olaf Shëlz u shpreh se të dhënat për investimet e qeverisë gjermane për dhjetëvjecarin e ardhshëm, ku përfshihet dhe marrëveshja për klimën, flasin për 550 miliard euro. Një shumë e madhe kjo.

Shëlz theksoi se asnjë qeveri gjermane nuk ka investuar më shumë. /abcnews.al

Christine-Lagarde-1280x960.jpg
nev ila10:48 | 22/10/2019

Në një intervistë të fundit, Kristin Lagard, presidentja e zgjehdur e Bankës qendrore europiane, paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të amerikës se rrezikojnë të humbasin rolin e tyre drejtues në botë.

“Jam edukuar si një qytetare e Botës. Dhe sipas meje Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrezikojnë të humbasin rolin e drejtuesit në botë. Dhe kjo do të ishte e tmerrshme.

Ishte kjo deklarata e fortë e Kristin Lagard, gruaja e cila në 1 nëntor do të jetë presidentja e bankës qendrore europiane në vend të Mario Draghi.

Në intervistën e saj për emisionin “60 minuta” ajo paralajmëroi presidentin amerikan Donald Trump që të ishte i kujdesshëm dhe të mos sforconte më tepër rezervat Federale. Lagard theksoi se kur niveli i papunësisë është 3.7% nuk duhen përshpejtuar taksat e interestat duke i ulur. Kjo sepse do të kishte një rritje të çmimeve.

Sipas saj qëndrueshëmria e merkatove nuk duhet të jetë objekt i një mesazhi në Twitter, duke iu referuar qartë kreut të shtëpisë së bardhë.

Shtëpia e Bardhë nuk ka reaguar ndaj këtyre deklaratave. Lagard më pas i ka kërkuar liderëve politikë që të pumnojnmë për ti dhënë fund luftës tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, një luftë që po godet rëndë ekonominë globale.

Laggard në fund u shpreh se përpjekja e Mbretërisë së Bashkuar për tu larguar nga bashkimi europian i ka shkaktuar shumë trishtim./abcnews.al

DRAGHI-BE-SHBA.mpg_snapshot_00.17-1280x720.jpg
ent ela22:50 | 12/09/2019

Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Dragi ka vendosur të aplikojë një politikë stimuluese për të rimëkëmbur ekonominë e bllokut europian.

Kreu i Bankës Qendrore Europiane, Mario Dragi ka premtuar të enjten stimuj pa fund për të ringjallur ekonominë e sëmurë të Eurozonës, duke i lidhur duart kështu pasardhëses së tij në vitet që vijnë dhe duke acaruar marrëdhëniet me presidentin amerikan Donald Trump. Teksa mandati 8-vjeçar të Dragit po i vjen fundi, BQE shkurtoi më tej normat e interesit dhe premtoi blerje të bondeve pa afat skadimi, me qëllim uljen e kostove të huamarrjes. E gjitha kjo, me qëllim rikthimin e aktivitetit në ekonominë e bllokut europian, një dekadë nga rënia e krizës. Stimujt, më të mëdhenj se parashikimi, do të rrisë presionin mbi bankën qendrore amerikane Federal Reserv dhe Bankën e Japonisë, që të lehtësojnë politikat në mbështetje të një rritjeje ekonomike globale, të karakterizuar deri më sot nga një rritje e ulët dhe kërcënimet proteksioniste. “Juve ju kujtohet që kam thënë se të gjitha instrumentet janë në tryezë dhe gati për t’u përdorur. Ja pra, sot i përdorëm”, tha Dragi në një konferencë për shtyp. Lëvizja e tij është kritikuar megjithatë nga përfaqësuesit e Gjermanisë dhe Francës në BQE. Gjithashtu, ajo ka acaruar presidentin Donald Trump, i cili këtë javë i bëri thirrje Federal Reserv për norma të reja negative interesi. “Ata po përpiqen dhe po ia dalin të nënvlerësojnë euron kundrejt dollarit të fortë, duke dëmtuar eksportet amerikane. Ndërkohë që FED rri duarkryq. Ata paguhen për të marrë para hua, ndërsa tani po paguajnë interesa”, tha Trump në rrjetin social Twitter. /ABC News Albania 24/7

Christine-Lagarde-1280x960.jpg
ent ela14:03 | 08/05/2019

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristin Lagard paralajmëroi se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina do të dështojnë në arritjen e një marrëveshjeje për sa i përket luftës së tarifave, ky do të ishte një kërcënim shumë i madh për ekonominë globale.

Fjalë mjaft të qarta ato rreth krizës së tarifave mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, të thëna nga drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar Lagarde: negociatat tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës kërkojnë kohë, dhe dështimi i tyre është një kërcënim për ekonominë globale. Në një intervistë për Blumberg, Kristin Lagard, shprehet se tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit përbëjnë kërcënim. Dhe deklaratat e mesazhet në Tuiter kanë bërë më pak të mundur një marrëveshje mes dy kolosëve ekonomikë global.

Ministri francez i Ekonomisë shtoi se po ndiqte nga afër negociatat mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe shpresonte që të respektoheshin principet e transparencës. Ai u bëri apel të dyja palëve që të shmangin marrjen e vendimeve që mund të kërcënojnë dhe minojnë zhvillimin ekonomik global në muajt e ardhshëm. Sipas tij rritja e tarifave është një vendim negative për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinën, për zonën euro dhe Europën.

Kina ka bërë të ditur se negociatori kryesor tregtar i saj, do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u takuar me homologët amerikanë këtë javë. Por pavarësisht kësaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë rritje të mëtejshme të tarifave për 200 miliard dollar produkte që vijnë nga Kina duke filluar nga e dita e premte. Vendimi, sipas administratës amerikane u mor pasi Pekini ka bërë hapa prapa në lidhje me premtimet e dhëna gjatë bisedimeve për të zgjidhur konfliktin ekonomik. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono