“Është një fitues i lindur, kishte raste që të godiste për vdekje”

schedule15:35 - 7 Prill, 2020

schedule 15:35 - 7 Prill, 2020

Që Zlatan Ibrahimovic është një lojtar i madh e di e gjithë bota. Gjithashtu karakterin e suedezit e njohin të gjithë. Luftarak deri në fund dhe gjithmonë mer atë që dëshiron. Këtë gjë e ka konfirmuar dhe mbrojtësi I Manchester United, Luke Shaë, në një intervistë të fundit.

“Zlatan me të vërtetë është një lojtar i pabesueshëm. Nëse një ekip ka nevojë për një motivues në dhomat e zhveshjeve, ai është personi i duhur. Ibra ishte shumë qesharak me veprimet e tij, por e theksoj se ishte serioz aty ku duhej. Thjesht një fitues i lindur”, tregon anglezi.

“Mbaj mend edhe në seancat stërvitore kërkonte të fitonte në çdo lojë që organizohej. Nëse ti ishe në ekipin e tij dhe ai humbiste, më mirë mos i dilje përpara. Shuplaka ishte e sigurt më besoni, por ai mund edhe të të godiste për vdekje”, kujton Shaë ditët kur Ibrahimovic luante për Manchester United. /abcnews.al

 

Luke Shaw dhe Zlatan Ibrahimovic