Është epoka e tyre, Manchester City mes 5 skuadrave më me shumë tituj kampion

schedule21:59 - 11 Maj, 2021

schedule 21:59 - 11 Maj, 2021

Manchester City përfitoi sot nga humbja e United dhe siguroi titullin kampion, pas një sezoni perfekt të skuadrës së Guardiolës, që dominoi ndaj çdo kundërshtari dhe e vrau garën për Premier League.

Prej vitesh thuhet se City është skuadër pa histori dhe se nuk ka fituar shumë trofe, por gjithë kohës që thuhej kjo, City e formoi historinë dhe e futi veten mes 6 skuadrave më me shumë tituj në Angli.

Bashkë me të këtij viti, Manchester City numëron 7 tituj kampion. Pesë i ka fituar në shekullin e ri dhe dy të tjerë në sezonet 1936-37 dhe 1967-68, para setë quhej Premier League.

Me këto numra, City lë pas skuadra si Chelsea dhe Tottenham dhe ka përpara vetëm Manchester United, Liverpool, Arsenal dhe Everton. Tani historia i fut edhe në 5 më të mirat. Është epoka e tyre. /abcnews.al