Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Ernest Muçi, në “udhëkryq”/ Nga Turqia shkruajnë se Besiktas po mendon sërish për yllin

schedule12:41 - 15 Prill, 2026

schedule 12:41 - 15 Prill, 2026

Veten e ka treguar që ç’ke me të. Ernest Muçi mbetet një lojtar tepër i vlerësuar në Turqi me golat, asistet dhe gjithë kontributin në fushën e lojës, ndërsa duke u afruar vera ai po I afrohet udhëkryqit në karrierë.

Lajmet nga Stambolli janë që fati i tij nuk është vendosur, dhe se klubi që i ka kartonin, Beshiktashi, po mendohet sërish si alternativë kthimin e tij në ekip.

Gazetari Ertan Suzgun komenton se ka ndryshuar opinioni se Muçi nuk i vlen më bardhezinjve.



Beshiktashi pritet të ketë aktivitet të madh që nga qershori e korriku, me shumë lojtarë që mund të largohen, pra mund të jenë nevoja që të forcohet skuadra.

Siç shkruan gazeta “Taka”, ka shumë kërkesa për yjet e skuadrës nga Stambolli, dhe se do të ketë bisedime me agjentët e lojtarëve, përfshi edhe Muçin.

Nga ana tjetër, tek Beshiktashi duhet të vendosin për yllin tjetër kuqezi, Kristian Asllani, i cili është i huazuar nga Interi.

Milanezët kërkojnë 11 milionë euro për kartonin, por lajmet janë që turqit nuk duan të paguajnë më shumë se 5 apo 6 milionë.

Trabzonspor ndërkaq e konsideron blerjen e kartonit të Muçit, ndonëse do të duhet të paguajë gjithsej 8 milionë euro, një rekord për të.

Për momentin, trajneri Fatih Teke shpreson vetëm që shqiptari të kthehet në fushë pasi ka disa javë që mungon, dhe siç raporton e përditshmja sportive, “Fanatik”, lajmet janë të mira.

Ernest Muçi ka 13 gola e 8 asistë këtë sezon, nga të cilët 10 rrjeta e 4 pasime goli vetëm në Superligën turke./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!