Ermal Meta elektrizon skenën në “Air Albania”, publiku shqiptar këndon në kor

schedule21:30 - 17 Shtator, 2021

schedule 21:30 - 17 Shtator, 2021

Këngëtari i famshëm me origjinë shqiptare, Ermal Meta ka dhënë një performancë të shkëlqer në stadiumin “Air Albania”. Ai është mirëpritur nga publiku shqiptar, duke kënduar disa nga hitet e tij më të pëlqyera.

Mes shumë duartrokitjesh, Meta ka elektrizuar skenën dhe ka shijuar çdo moment.

Më herët, në konferencën për shtyp një ditë para koncertit të tij, Ermali premtoi se ky koncert do të jetë më i miri i jetës së tij.

“Është një nder shumë i madh për mua, hera e 3 që bëj koncert këtu dhe sa herë vij më duket si hera e parë sikur nuk kam bërë kurrë një koncert, po dridhem sot imagjinoni nesër. Nesër do mundohem të bëj koncertin më të mirë në jetën time. Është hera e parë që bëj koncert në një stadium dhe të gjitha energjitë do i shkrijë mbi skenë”, u shpreh këngëtari./abcnews.al