Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria nis ligën e kombeve/ Trajneri Maran, gati për duelet me Bjellorusinë e San Marinon

schedule13:43 - 19 Shtator, 2026

schedule 13:43 - 19 Shtator, 2026

Mëkati është i madh për atë që përfaqëson ky futbollist.

Medon Berisha është një nga “diamantët” më të shkëlqyer të brezit të ri të kombëtares shqiptare, por edhe një nga lojtarët me fatin më të keq.

Mesfushori 22-vjeçar që luan për Leçen në Serinë A italiane, sërish ka probleme fizike dhe do të mungojë në dy ndeshjet e para të Shqipërisë në Ligën e Kombeve.

Trajneri Maran nuk do ta ketë në përballjen e 26 shtatorit në “Air Albania” ndaj Bjellorusisë dhe në 29 të këtij muaji në San Marino.

Berisha mungoi plot 9 muaj tek Leçe, që do të thotë 269 ditë dhe arriti të kthehej në 7 shtator për 8 minuta në ndeshjen që puljezët e humbën 0-1 në fushën e Kaljarit.

Ai u shpreh i lumtur që arriti të luante, ndërsa foli pas asaj ndeshjeje, por ndjeu dhimbje në kockë dhe stafi mjekësor I klubit, si dhe stafi teknik vendosën të tregoheshin të kujdesshëm.

Siç informon “La Gazeta delo Sport”, mesfushori mbetet jashtë edhe për ndeshjen e radhës, këtë fundjavë në fushën e Milanit, të dielën në 20:45.

Sezonin e kaluar, Berisha ishte më i dalluari tek Leçe, duke shënuar dy gola e shërbyer 3 asistë në vetëm 13 ndeshje në Serinë A, përpara sesa të dëmtohej.

Për më tepër, tri herë ai u shpall lojtari më i mirë i sfidës në kampionatin italian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!