Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Elbasani ende në garë për titull/ Shkatërron Dinamon 3-0 në “Air Albania” në duelin e dytë

schedule11:21 - 25 Maj, 2026

schedule 11:21 - 25 Maj, 2026

Nuk është favorit, por ëndrra mbetet gjallë. Elbasani do të luftojë për titullin kampion në Superligë deri në javën e fundit, pra deri në frymën e fundit. Skuadra që ka vite që i mungon futbollit shqiptar la pas katastrofën ndaj Egnatias të pësuar me shifrat 4-0 në nisje të minifazës së plej ofit, duke shkatërruar Dinamon thuajse po aq thellë, 3-0.

U ndihmua padyshim nga mungesat e shumta të bluve, duke nisur nga trajneri Ilir Daja në stol, e shumë të tjerë në mbrojtje e mesfushë.

Po ashtu, edhe nga kartoni i kuq për Gudiabin e kryeqytetasve që në 23’, që I dha favorin për të luajtur në epërsi numerike për gati 70 minuta apo edhe më shumë.



Thuajse njësoj siç ngjau përballë Egnatias, ndodhi edhe tani, veçse për fat në kah të kundërt. Cague kaloi elbasanasit e trajnerit Ivan Gvozdenoviç në epërsi në 25’.

Pa kaluar mirë dy minuta, sërish Cague dyfishon avantazhin, ndërsa gjithçka do të mbyllej që në pjesën e parë. Në 38’, I huaji tjetër Diallo shënoi për 3-0, pas një gjuajtje sërish nga një joshqiptar si Lukili.

Pas pushimit thuajse nuk ndodhi asgjë, dhe ritmi u ul, ndoshta edhe se nuk pati më kuptim të luhej. Pas kësaj fitoreje, Elbasani ka 34 pikë, po aq sa Egnatia që mban vendin e parë për shkak të bilancit më të mirë në ndeshjet direkte.

Vllaznia është e treta me 31 pikë, ndërsa Dinamo ishte jashtë gare që nga e shtuna me 27 pikë. Elbasanasit fitojnë titullin nëse marrin qoftë një pikë më shumë se kampionët nga Rrogozhina, ndërsa ndeshjen e fundit e kanë me Vllazninë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!