Erisa Zykaj: Rikonfirmim nga BE që vendet e Ballkanit duhet të anëtarësohen

schedule19:44 - 6 Shkurt, 2018

schedule 19:44 - 6 Shkurt, 2018

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Brukseli, gazetarja Erisa Zykaj është shprehur se strategjia e BE-së për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor është një rikonfirmim i BE-së për vendet që duhet të anëtarësohen.

“E reja këtu është një rikonfirmim i BE-së që këto vende duhet të anëtarësohen një ditë”, u shpreh ajo.

Përsa i përket vitit 2025, si një vit i mundshëm që vendet e Ballkanit mund të anëtarësohen, Zykaj tha se kjo është një datë që nuk ka garanci që do të ndodhë.

“Në dokument kemi që 2025 është një datë ku mund të zgjerohet BE, por nuk ka asnjë garanci që do të ndodhë. Hahn tha se kjo është një datë indikative për të shtyrë vendet drejt kësaj date”, tha Zykaj./abcnews.al