Eriksen jashtë fushave, danezi i Interit zbulon idhujt dhe preferencat

schedule16:28 - 7 Shkurt, 2020

schedule 16:28 - 7 Shkurt, 2020

Christian Eriksen ka provuar të luajë në shumë derbe të Londrës dhe të dielën në mbrëmje do të përjetojë për herë të parë emocionet që të dhuron derbi i Milanos. Mesfushori i Interi ka dhënë një intervistë interesante në kanalin youtube të zikaltërve. 27-vjeçari anglez flet rreth idhujve të tij, trajnerëvë të preferuar, pengjeve të së kaluarës dhe shumë temave të tjera.

Chris (ky është pseudonimi i tij) gjuan më të dy këmbët dhe preferon më shumë ekzekutimin e goditjeve të dënimit se sa penalltitë. Të shënojë gola apo të dhurojë asiste është njësoj për të, ndërsa në fund e mbyll me një parashikim për ndeshjen me Milanin.

Totti dhe Michael Laudrup kanë qenë dy idhujt e mi të fëmijërisë. Kam pak kohë tek Interi, por mund të them që babai im është më kërkues se Antonio Conte. Nëse do të zgjidhja midis rigoditjes së penalltisë përballë Kroacisë në Botëror apo riluajtjes së finales së Champions League përballë Liverpool? Sigurisht që do zgjidhja të dytën.

 

Middlefart, vendi nga vjen mesfushori i Interit

 

Më pëlqejnë shumë Amsterdami dhe Londra. Të dy qytetet janë shumë të bukur, por nuk ka gjë më të bukur se Middlefart, vendlindja ime në Danimarkë. Më pëlqen të qëndroj në shtëpi në mbrëmje. Zgjedh të shikoj një film në divanin tim se sa ta shijoj në kinema, sidomos kur ke një djalë të vogël për të rritur. Filmi im i preferuar është ‘Giustizia Privata’, ndërsa pas futbollit më pëlqen shumë ping pongu.

Kënga e preferuar? Wonderwall nga Oasis, ndërsa grupi që pëlqej më shumë është Imagine Dragons. Koncerti i fundit ku kam marrë pjesë ka qenë te Drake. Edhe pse jam alergjik ndaj të dyve, zgjedh qentë përpara maceve. Instagrami sigurisht që vjen përpara Twitterit. Më pëlqejnë më shumë gjërat e ëmbla se sa të kripura, makaronat i preferoj më shumë se picat.

Mendoj se gjuha italiane është më e vështirë se ajo holandeze. Deri tani kam mësuar në italisht fjalët: mirëmëngjes, faleminderit, të lutem, mirupafshim dhe… disa fjalë të tjera. Zgjodha numrin 24 sepse vjen pas atij 23. Fazë e re, sfidë e re, numër i ri. Derbi? Fiton Interi“, përfundon Christian Eriksen. /abcnews.al