Erdogan kandidon zyrtarisht në zgjedhjet presidenciale të 14 majit

schedule21:59 - 21 Mars, 2023

schedule 21:59 - 21 Mars, 2023

Partia në pushtet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe aleatët e tij nacionalistë, kanë kandiduar edhe zyrtarisht për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 14 majit, me synim që të fitojnë edhe një mandat në pushtet.

Ky vendim ka nxitur debate të nxehta rreth asaj nëse kushtetuta ia lejon Erdoganit një mandat të tretë, shkruan REL.

“Ligjërisht është e pamundshme që Erdogan të kandidojë sërish”, ka thënë politikani opozitar, Idris Sahin, të martën, duke shtuar se partia e tij DEVA do ta apelojë kandidaturën e Erdoganit.

Sipas Kushtetutës së Turqisë, një mandat presidencial zgjat pesë vjet dhe një president mund të ketë maksimum dy mandate.

Erdogan është zgjedhur fillimisht president më 2014 dhe më pas është rizgjedhur më 2018.