Epoka e Abramovich mbaroi, Chelsea zyrtarizon pronarin e ri të klubit

schedule08:38 - 7 Maj, 2022

schedule 08:38 - 7 Maj, 2022

Telenovelës së shitjes së Chelsea i erdhi fundi pasi Todd Boehly ka arritur marrëveshjen.

Bosi i LA  Dodgers, ekipit të bejsbollit, ka këmbëngulur deri në fund dhe ia ka arritur qëllimit për t’u bërë pronari i klubit anglez.

Njoftimi zyrtar i klubit të Chelsea:

“Chelsea Football Club mund të konfirmojë se

është rënë dakord për një grup të ri pronësie, të udhëhequr nga Todd Boehly,

Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansioerg Wyss, për blerë klubin.

Nga investimi total që po bëhet, do të aplikohen 2.5 miliardë paund

për të blerë aksionet në klub dhe të ardhurat e tilla do të të depozitohen në një llogari bankare të ngrirë në Mbretërinë e Bashkuar me synimi për të dhuruar 100% për qëllime bamirësie per familjet e viktimave në Ukrainë e cila është e  konfirmuar nga Abramovich.

Për të ardhurat do të kërkohet miratimi i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar

për t’u transferuar nga llogaria bankare e ngrirë në MB.

Përveç kësaj, pronarët e rinj të propozuar do të angazhojnë 1.75 miliardë paund

në investime të mëtejshme për të mirën e klubit.

Kjo përfshin investime në Stamford Bridge, akademi, ekipi i femrave dhe Kingsmeadow dhe vazhdon për financimi për Fondacionin Chelsea.

Shitja pritet të përfundojë në fund të majit në varësi të të gjithave miratimet e nevojshme rregullatore.  Më shumë detaje do të jenë

parashikuar në atë kohë”, njofton Chelsea./ h.ll/abcnews.al