Vetëm dy nga 15 të pandehurit e dosjes së tenderit për studimin dhe projektimin e disa komisariateve do të vuajnë dënim me burg.
Denisa skënderaj dhe elona kokalari, të dyja anëtare të njësisë së prokurimit në ministrinë e brendshme, janë të vetmet që gjykata e posaçme dënoi me heqje lirie, duke caktuar për secilën nga 6 muaj burg për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.
Një vendim që i veçon dy zyrtaret nga pjesa tjetër e të pandehurve, pasi për 13 personat e tjerë gjykata vendosi dënime alternative, kryesisht punë në interes publik dhe një vit shërbim prove.
mes tyre kishte zyrtarë btë akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe shkelje të barazisë në tendera, por që në përfundim të procesit nuk morën dënim me burg.
Por kjo dosje ka edhe një tjetër zhvillim të rëndësishëm, që lidhet drejtpërdrejt me ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca.
Ndryshe nga 15 të pandehurit e tjerë, Ndreca nuk u gjykua në këtë proces, pasi kishte kërkuar që çështja ndaj tij të ndiqte procedurën e zakonshme dhe të shqyrtohej veçmas.
Këmbëngulja e Ndrecës për një gjykim të ndarë bëri që ai të mos ishte pjesë e këtij vendimi, ku dy ish-zyrtaret e njësisë së prokurimit, Denisa Skënderaj dhe Elona Kokalari, morën të vetmin dënim me burg. ndërkohë, procesi ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm vijon të jetë i veçuar dhe fati i tij gjyqësor do të përcaktohet në një proces tjetër.
Vendimi për 15 të pandehurit u shpall nga trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçme, e përbërë nga gjyqtarja relatore Irena Gjoka dhe anëtarët Erion Bani e Etleva Deda. Hetimet për dosjen u kryen nga prokurorja Dorina Bejko.
SIpas dosjes, hetimi lidhej pikërisht me procedurat e tenderimit për studimin dhe projektikin e disa komisariateve të policisë në vend, ku zyrtarë të ministrisë së brendshme dyshohet se konsumuan veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera dhe falsifikuan dokumetat.
Tenderat për supervizimin e 4 komisariateve në Vlorë,kom nr 4 në Tiranë, Pogradec dhe Mirditë kapnin një vlerë prej rreth 555 mijë euro, ku Spak thotë se në bazë të hetimeve rezulton se janë kryer shkelje të procedurave për fovorizmin e njërës prej kompanive./abcnews.al


