Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Enveri” kapet në Greqi me 1.7 milionë euro drogë, vajza shqiptare mbante çantat me heroinë

schedule10:02 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 10:02 - 16 Dhjetor, 2021

Një turk me 23 kg heroinë dhe 2 kg kokainë është lokalizuar dhe arrestuar në Krystallopigi të Follorinës në kufi me Shqipërinë. Mësohet se turku i arrestuar është u nis për në Greqi pas problemeve të rënda ligjore në vendin e tij. Gjatë aksionit, është ndaluar nga policia greke një automjet, me drejtues shtetasin turk, Enver Celen, dhe pasagjere një shtetase shqiptare 32 vjeçe.

Supozohet që turku me sasinë e madhe të drogës të fitonte 1.725.000 euro nga shitja e drogave të forta në Selanik dhe Athinë.

Rezulton se ndaj 42-vjeçarit me origjinë turke ishte në pritje një urdhër-arresti nga vendi i tij.



Në momentin e lokalizimit të makinës nga policia, u krye një hetim i detajuar i cili rezultoi se shqiptarja e arrestuar posedonte dy pako najloni me kokainë me peshë dy kilogramë e njëqind gramë. Situata mori një kthesë edhe më dramatike kur në bagazhin e makinës u gjetën dhe u konfiskuan dy çanta shpine të zeza. Në njërën u gjetën 11.335 gramë heroinë dhe në tjetrën 11.668 gramë heroinë.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!