“Ëndërr për mua të punoj me Guardiolën”, City prezanton talentin spanjoll

schedule21:37 - 4 Gusht, 2020

schedule 21:37 - 4 Gusht, 2020

Akordi ishte arritur prej disa ditësh, teksa pak minuta më parë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Manchester City ka prezantuar Ferran Torres, spanjollin që do të përforcojë krahun e djathtë të sulmit.

20-vjeçari vjen nga Valencia, që përfitoi 23 milionë euro fillimisht si dhe 12 milionë të tjera më pas, me Cityn që fitoi garën kundër Juventusit dhe Napolit. Torres ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2025 me klubin anglez.

Blerja e tij ishte një kërkesë e Pep Guardiolës, i cili i gëzohet këtij afrimi. Torres numëron 6 ndeshje të zhvilluara me përfaqësuesen U-21 të Spanjës dhe është gati për aventurën e re.

Jam i lumtur që erdha në këtë klub. Çdo lojtar dëshiron të luajë në skuadra sulmuese dhe City është një prej ekipeve më ofensive në planet. Pep preferon një futboll të hapur dhe ofensiv, ashtu siç më pëlqen edhe mua.

Ai e ka treguar se është një trajner që përmirëson shumë lojtarët me të cilët punon. Është një ëndërr e realizuar fakti që do të punoj me Guardiolën“, ishin fjalët e para të talentit spanjoll pas prezantimit te City. /abcnews.al