EMRI/ Vazhdon aksioni i policisë për “Tërmetin”, arrestohet biznesmeni i ndërtimit

schedule11:15 - 15 Janar, 2020

schedule 11:15 - 15 Janar, 2020

Policia e Tiranës ka vijuar operacionin e nisur një ditë më parë për abuzimet në ndërtime dhe sot është arrestuar dhe një biznesmen tjetër.

ABC News ka mësuar se sot është bërë i mundur arrestimi i Fejzo Dyrmishit, biznesmenit të ndërtimit, duke e çuar në 28 numrin e të arrestuarve.

Ditën e djeshme Policia e Tiranës ka arrestuar zyrtarë, ish-zyrtarë dhe ndërtues të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit në Vorë, Kashar dhe Farkë.

Dje u bë me dije se ndalimet ishin bërë nga policia gjatë një aksioni policor.

Prokuroria e Tiranës lëshoi 38 urdhër arreste për zyrtarë dhe ndërtues të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Mes të ndaluarve janë edhe ish-kryekomunarët e Farkës, Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit, Besnik Fuçia./abcnews.al