EMRI/ Tentoi t’i ikte prej duarsh Policisë, arrestohet 38-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

schedule10:56 - 10 Dhjetor, 2023

schedule 10:56 - 10 Dhjetor, 2023

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 38-vjeçar Adem Dervishi, i cili rezulton në kërkim ndërkombëtar.

Ai kishte tentuar t’iu ikte forcave operacionale, dhe shërbimeve të Komisariati Durrës, duke u larguar me shpejtësi, por pas disa minutash ndjekjeje dhe kontrolli të territorit 38-vjeçari ra në pranga.

Sipas policisë, 38-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë italiane, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë ligjzbatuese kanë nisur punën për ekstradimin e shtetasit e tij drejt Italisë./ abcnews.al