EMRI/ Shtëpinë e kishte kthyer në dyqan “malli”, arrestohet i riu në Fier, i gjendet edhe një armë

schedule17:33 - 10 Shtator, 2022

schedule 17:33 - 10 Shtator, 2022

Edison Kastrati, 36 vjeç, banues në Fier është në prangat e policisë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Si rezultat i kontrollit,  shërbimet e Policisë gjetën në banesën e 36-vjeçarit, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi: 

Fier – Kontrolle intensive të shtetasve të ndryshëm dhe në çdo ambient ku dyshohet se mbahen sende të kundërligjshme.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Fier, operacioni policor i koduar “Zastava”.

Me armë zjarri, municion luftarak e doza kanabisi të gatshme për shitje, në banesë, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari dhe sekuestrohen sendet e kundërligjshme.

Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, shiste lëndë narkotike në doza, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Zastava”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-E. K., 36 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, shërbimet e Policisë gjetën në banesën e 36-vjeçarit, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

/abcnews.al/