EMRI / Një i plagosur në Vlorë, policia kontrolle për kapjen e autorëve

schedule12:20 - 8 Prill, 2020

schedule 12:20 - 8 Prill, 2020

Edhe pse e pazakontë në këtë kohë izolimi nga koronavirusi, kanë ndodhur edhe ngjarje të rënda.

Paraditen e sotme, në Radhimë të Vlorës  dy persona kanë qëlluar me qytën e pistoletës Dean Kapaj, 32 vjeç. Ata janë konfliktuar fillimisht me sende të forta.

Siç raporton gazetari Elton Nika për ABC News, i plagosuri është nisur menjëherë drejt spitalit të Vlorës.

Mësohet se dy personat e përfshirë në konflikt janë banorë të zonës.

Burime për ABC News raportojnë se nga grupi hetimor, në vendin e ngjarjes janë gjetur 2 gëzhoja, ndërkohë që i plagosuri është qëlluar me qytën e pistoletës në kokë.

Mësohet se pas këtij konflikti janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri të cilat kanë qenë në ajër.

Ende nuk është i qartë motivi, dhe shkaku i këtij konflikti.

Ndërkohë 2 autorët e kësaj ngjarje janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Sipas Policisë 2 autorët janë identifikuar por për arsye hetimi nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.

Policia gjithashtu ka ngritur grupe kontrolli dhe po punon për kapjen e tyre.

Njoftimi i policise:

Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në aksin rrugorë Orikum-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Nënstacioni i Radhimës” dyshohet se si pasojë e një konflikti ka mbetur i plagosur lehtë me sende të forta shtetasi D.K., 32 vjeç, banues në Radhimë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes të cilët për arsye hetimi nuk bëhen të ditur për momentin.

Janë organizuar grupe të posaçme policore të cilat janë shpërndarë në qytet me qëllim kapjen e autorëve.

Sektori i Hetimit në bashkëpunim me Komisariatin Vlorë vazhdojnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al