Emri i vajzës së Angelina Jolie fsheh një histori të trishtë

schedule15:18 - 11 Qershor, 2020

schedule 15:18 - 11 Qershor, 2020

Aktorja hollivudiane Angelina Jolie, nënë e gjashtë fëmijëve ka treguar për herë të parë një histori të trishtë dhe shumë personale.  Në një intervistë për Vanity Fair, 45-vjeçarja tregoi arsyen e vërtetë përse vendosi ta quajë Shiloh, vajzën e saj që muajin e kaluar mbushi 14-vjeç.

“Ishte një emër që prindërit e mi donin t’ia vendosin fëmijës së tyre të parë, por mami pësoi abort. Shiloh Baptist ishte emri që donin t’i vendosnin. Është një emër që të gjithëve na pëlqente,” ka rrëfyer aktorja hollivudiane. /abcnews.al