EMRI/ 25-vjeçari shqiptar humb jetën ndërsa po punonte në restorant, ra pa ndjenja në tokë

schedule17:01 - 3 Qershor, 2022

schedule 17:01 - 3 Qershor, 2022

Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ndërsa ka qenë duke shërbyer në një lokal në Verona.

Sipas mediave italiane 25-vjeçari Egzon Mile, ka rënë papritur në tokë ndërsa po u shërbente disa klientëve që kishin ardhur në restorant.

I riu kishte pak kohë që kishte filluar punë në restorant, i cili drejtohej prej vitesh nga të afërmit e tij.

Shkak për vdekjen e të riut duket se ka qenë ataku kardiak.

Edhe pse në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy ambulanca dhe helikopteri, nuk kanë mundur ta shpëtojnë 25-vjeçarin shqiptar pavarësisht ndihmës së dhënë.

/Abcnews.al/