EMRAT/ Kush janë 16 deputetët aktualë të PS që garojnë në lista të sigurta

schedule22:58 - 12 Mars, 2025

schedule 22:58 - 12 Mars, 2025

TIRANË- Pas mbledhjes së Kryesisë, Partia Socialiste dhe konkretisht drejtuesit politikë në 12 qarqe të vendit prezantuan emrat e kandidatëve, që do jenë në listën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në listë të sigurt janë kryesocialisti Edi Rama, i cili garon në Tiranë dhe 15 ministra e deputetë të tjerë.

  1. Blendi Klosi
  2. Mirela Kumbaro
  3. Ulsi Manja
  4. Niko Peleshi
  5. Bledi Cuci
  6. Eduart Shalsi
  7. Evis Kushi
  8. Klodiana Spahiu
  9. Milva Ekonomi
  10. Aurora Mara
  11. Belinda Balluku
  12. Edi Rama
  13. Ogerta Manastirliu
  14. Elisa Spiropali
  15. Lindita Nikolla
  16. Taulant Balla

Nga Grupin Parlamentar aktual të Partisë Socialiste janë plot 24 deputetë, të cilët janë lënë jashtë listave dhe nuk do jenë më në Kuvendin e Shqipërisë, në legjislaturën e re.

Partitë politike kanë afat deri në mesnatë për të dorëzuar emrat e kandidatëve në Komisionin Qendror i Zgjedhjeve. Sipas ligjit, partitë do duhet të dorëzojnë dy lista, 46 emra në listën e  mbyllur dhe 140 në lista të hapura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!