EMRAT/ Identifikohen të plagosurit e atentatit në Tiranë, dy prej tyre të mitur

schedule22:29 - 17 Prill, 2025

schedule 22:29 - 17 Prill, 2025

Policia ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me atentatin në Tiranë.

Dy prej të plagosurve, janë të mitur, M.D 17 vjeç dhe D.D 11 vjeç. Ndërkaq, dy të plagosurit e tjerë janë shtetasit Arens Stafa 34 vjeç dhe Kjan Mullai 19 vjeç.

Ata janë paraqitur rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës. Në gjendje të rëndë, është i mituri D.D dhe 19-vjeçari Mullaj, të cilët janë futur në sallën e operacionit.

Mësohet se është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!