EMRAT/ Emigrant në listat e PS-së, Rama zbulon emrat e kandidatëve në Dibër, Tiranë dhe Elbasan

schedule10:40 - 8 Mars, 2021

schedule 10:40 - 8 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë në vijim të prezantimit të planit të tij për zgjedhjet e 25 prillit, sot në fokus ka pas emigrantët.

Rama është shprehur se në listat e 25 prillit mes kandidatëve për deputet do të jenë edhe shqiptarë që kanë emigruar e punuar për shumë vite jashtë vendit.

I pari që Rama ka prezantuar si pjesë të listave të PS-së është, Lavdrim Krashi nga Dibra, prej vitesh emigrant në Londër.

“Krashi nga Dibra i ikur prej vitesh dhe duke jetuar duke e nisur nga hiçi dhe sot shërbëtor publik i qytetarëve të Londrës në bashki”, ka thënë Rama.

Krashi në fjalën e tij është shprehur se dëshira e tij është që tashmë përveç kontributit që ka dhënë në Britani, ta sjellë në vendlindje.

“Kam punuar si shërbëtor në sektorin publik të Bashkisë së Londrës. Unë ju tregova që dua që të angazhohem si anëtar në politikën shqiptare dhe fëmijët me japin mbështetje duke më dhënë kurajo për të vijuar për të dhënë kontributin tim për vendlindjen. Këtu kanë ndodhur ndryshime shumë të mëdha në këto dekade, unë vij prej një qarku ku ndryshimet janë m ëtë pakta dhe unë në këtë kuadër do të vlerësoja se mundësia që i jepet Dibrës përmes rrugës së Arbrit që është premtuar disa herë. Tashmë kur shikohet se pjesa më e madhe është ndërtuar nuk do të ketë kënaqësi më të madhe që Dibra të jetë një aneks i aksesueshëm nga Tirana”, ka thënë ai.

Përveç Lavdrim Krashit, kandidatët e radhës që janë dy vajza emigrante si Briseida Gjoza dhe Bora. Dy emrat e radhës të propozuar nga shefi i qeverisë janë dy emigrante nga Elbasani, që prej vitesh jetonin larg vendit.

“Të merresh me politikë nuk do të thotë që të bëhesh politikane, por që bashkë me të tjerë të bësh të mundura gjëra që nuk I bën dot të mundura. Politika ka lindur për të bërë njerëzit bashkë kur ndajnë vizionin”, ka thënë Rama.

Kryeministri ka bërë me dije se Krashi do të jetë pjesë e listave për kandidat në Dibër, Bora në Tiranë dhe Briseida do të jetë pjesë e listave të kandidatëve për deputet në Elbasan./abcnews.al