Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Aksion kundër kanabisit, arrestohen dy të rinj në Kurbin

schedule12:58 - 25 Qershor, 2026

schedule 12:58 - 25 Qershor, 2026

KURBIN- Një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur nga Policia e Lezhës në kuadër të operacioneve antikanabis që po zhvillohen në të gjithë qarkun.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin finalizuan operacionin e koduar “Vigjilenca 3”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe kontrolleve intensive në territor.

Gjatë operacionit, në fshatin Skuraj u konstatuan bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies. Në vendin ku ishin kultivuar bimët, policia kapi në flagrancë dhe arrestoi dy autorët e dyshuar, shtetasit Alfons Halili dhe Seldi Tafa, banues në Fushë Milot, Kurbin.



Sipas policisë, të arrestuarit dyshohen se kanë bashkëpunuar në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Policia bën me dije se kontrollet për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Lezhë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!